Varrosi i publikoi mesazhet me ish të dashurën, Meriton Mjekiqi i përgjigjet reperit

schedule17:27 - 6 Prill, 2021

schedule 17:27 - 6 Prill, 2021

Noizy, Varrosi, Escobars dhe Meriton Mjekiqi kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pas përplasjes virtale mes tyre. Debati mes tyre degradoi kur Varrosi, miku i ngushtë i Noizy-t publikoi një bisedë private me ish parteren e Meritonit, Egestën, me të cilën ka dhe një djalë. “Se femna jote mu m’ka fiksim, jo veç mu po dhe grupin tim! Nejseeee”, ishin fjalët e Varrosit krah bisedës me ish të dashurën e Meritonit.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar vetë ky i fundit gjatë një interviste që ka dhënë për “NIN”, teksa e ka cilësuar shumë të ulët veprimin e tij. “Varrosi e vlerëson dhe vetë çfarë reagimi ka bërë. Më vjen keq ndaj një mashkulli me rënë në një nivel të tillë, për shkak se unë nuk bien në nivel të një partnere të Varrosit ose të Noizy-t ose kushdo qoftë të grupit, se edhe unë kam djem e shokë në Londër që munden me qenë më të frikshme se kjo biseda.

Kam biseda më të frikshme me ish partneret e tyre, ndoshta edhe më intime, por i kam 25 vjet dhe jena pjek dhe kur flitet për moralin, aty duhet me pas shumë kujdes. Ata që më njohin e dinë që unë nuk shaj askënd.“, është shprehur Meritoni. Sakaq, ai ka sqaruar njëherë e mirë dhe zanafillën e debatit mes tij grupit OTR.

“Unë kam pasur të ftuar Don Phenonim në emision dhe i them ‘Ti ke qenë në një performancë në qytetin ku e di që ke pas probleme me një nga reperët e qytetit, pa e përmendur Noizy-n, dhe ke kënduar diss-in e tij’. Unë aty kam bërë vetëm punën time si moderator. Don Phenomi dha përgjigjen e tij personale pas pyetjes sime.

Më pas çohet një nga anëtarët e OTR dhe më shkruan mua dhe më thotë ‘O ti me vetull të hequr mos përmend emrin OTR se të bëhet kështu e kështu’. Edhe aty filloi fjalë pas fjale, ata dolën publikisht. Më pas unë isha te emisioni i Luanës dhe i godita, por ajo është lojë. Unë nuk kam dashur ta kalojë në një formë tjetër, në inate personale”, tha Meritoni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!