Varrezat në Markatomaj të Lezhës të martën pasdite u pushtuan nga uji për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Në disa video dhe foto të publikuar në Facebook nga ish-deputetja e Lezhës Lindita Metaliaj shihet uji që rrjedh nga varrezat.
Në postim në Facebook, Metaliaj shprehet se banorët e zonës janë të irrituar nga gjendja ndërsa shton se ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për sistemimin e ujrave.
Ish-deputetja e Lezhës u bën thirrje autoriteteve vendore që të marrë të gjitha masat pasi “është më e pakta që mund të bëhet.”
POSTIMI
Varrezat ne Markatomaj te Lezhes dje pasdite ishin nen pushtetin e ujit !
Banoret e zones te irrituar nga kjo gjendje e…Posted by Lindita Metaliaj on Tuesday, February 9, 2021