Varreza tumulare në Himarë, Drejtori i Trashëgimisë Kulturore tregon si e zbuluan

schedule18:00 - 7 Korrik, 2020

schedule 18:00 - 7 Korrik, 2020

Këto janë varreza të periudhës së Bronzit të zbuluar në verilindje të Himarës. Sinjalet e para ekspertët i morën në vitin 2018 dhe u punua dy vjet që gjurmët e saj të dilnin në dritë.

Drejtor i drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore Orges Feimi tregon më shumë detaje mbi këtë aset që mendohet se është ndërtuar rreth shekullit të 15 para Krishtit.

“Rastësisht pamë se në rrjedhjen shtratin e përroit të Korramit, kishin dalë në sipërfaqe disa varre. Më pas kryem verifikimet dhe çuam dokumentacionin tek këshilli kombëtar të arkeologjisë, që të nisnim gërmimet. Konfirmojmë ekzistencën e një varreze tumulare pranë qytetit të Himarës” tha Feimi.

LEXO edhe: Pas disa shekujsh në tokën shqiptare, arkeologët e Himarës zbulojnë varrezat e epokës së bronzit

Feimi thotë se gërmimet mund të vazhdojnë.

“Në atë zonë ka dyshime se ka ende varre të tjera”, u shpreha ai.

Do të jetë Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore që do të vendosë mbi hapat e mëtejshme, që do të ndërmerren për këtë zbulim arkeologjik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!