Varkën e morën dallgët dhe u përmbys, shpëtohet 35-vjeçari në Shëngjin

schedule16:47 - 6 Shtator, 2021

schedule 16:47 - 6 Shtator, 2021

Një 35-vjeçar është shpëtuar nga mbytja në Shëngjin. Ai kishte dalë bashkë me familjen në një mjet të vogël lundrues, ku si pasojë e dallgëve të mëdha mjeti u fundos.

Policia thotë se mori një telefonatë se një mjet lundrues kishte dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna. Si rezultat i operacionit u bë e mundur të shpëtohet 35-vjeçari me inicialet D.P.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin, ndërsa 35-vjeçari nuk ka arritur të zbresë, pasi e tërhoqën dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin.

Ai u shpëtua dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa familjarët janë dërguar në banesën e tyre në Shëngjin./ db/Abcnews.al