Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 19:00 në autoritet e Ohrit u njoftuan se në ujërat e liqenit pronari i një mjeti lundrues në të cilin po transportoheshin katër persona të tjera, ka humbur kontrollin, pasi varka me vela ishte dëmtuar për shkak të stuhisë.
Në bazë të kallëzimit, efektivët e Komisariatit të Policisë së Vëzhgimit Kufitar “Liqeni i Ohrit” kanë dalë menjëherë në terren dhe rreth orës 19:25 kanë konstatuar varkën rreth 7000 metra larg bregut të liqenit, në afërsi të kufirit me Republikën e Shqipërisë.
55-vjeçari që drejtonte varkën së bashku me personat e tjerë të transportuar në të, janë shpëtuar dhe shëndoshë e mirë pa lëndime janë transportuar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”.r.t/abcnews.al