Varianti Omicron: Zgjatja e imunitetit dhe nevoja për një dozë të tretë

schedule09:05 - 29 Nëntor, 2021

schedule 09:05 - 29 Nëntor, 2021

Shkencëtarët në mbarë botën janë duke garuar për të studiuar variantin e ri Omicron dhe se sa i rrezikshëm mund të jetë ai, veçanërisht në çfarë mase varianti ka aftësinë për t’i shpëtuar imunitetit pas vaksinimit ose Covid-19.

Megjithëse tabloja mbetet e paqartë për momentin, vlerësimi i përgjithshëm është se vaksinimi i plotë me dy doza ofron mbrojtje ndaj rrezikut të sëmundjeve të rënda dhe vdekjes, kështu që një dozë e tretë përforcuese është edhe më e nevojshme për të mbrojtur më shumë njerëz.

Edhe pse Omicron është një tjetër pengesë e papritur  për të dalë nga pandemia, shkencëtarët thanë që ky virus, nuk do të rikthejë nga fillimi pandeminë. Presidenti i Moderna Dr. Stephen Hodge tha se Omicron përmban një “mutacion Frankenstein” që ngre shqetësime, por ka të ngjarë të mbetet relativisht i prekshëm ndaj vaksinave. Nëse jo, atëherë kjo e fundit do të ketë nevojë për modifikim, gjë që mund të ndodhë mjaft shpejt falë teknologjisë mRNA, raporton abcnews.al

Megjithëse Omicron ka shumë më tepër mutacione, gjithmonë do të ketë pjesë të variantit të ri që do të jenë  të ekspozuara ndaj antitrupave dhe qelizave T. Nga ana tjetër, Omicron është ndoshta më ngjitës dhe më i aftë – në raport me Delta dhe variantet e mëparshme  për t’i shpëtuar përgjigjes imune të trupit, si për shkak të vaksinimit ashtu edhe për shkak të sëmundjes.

Sa i aftë do të jetë dhe nëse do të ketë vërtet nevojë për të modifikuar vaksinat aktuale, do të duhen rreth dy për të marrë një përgjigje të saktë. Biologu evolucionar amerikan Jesse Bloom i Qendrës Kërkimore Hutchinson në Seattle tha: Sidoqoftë, tashmë mund të jemi mjaft të sigurt se mutacionet e tij do të shkaktojnë një reduktim të ndjeshëm të antitrupave neutralizues.

Deri atëherë, çfarë do të thotë kjo për një person të vaksinuar plotësisht me dy doza?

Profesori i imunologjisë në Universitetin Britanik të Cardiff-it theksoi se, në rrethanat e reja, mbrojtja shtesë e ofruar nga doza e tretë është një ide e mirë.  Doza e tretë rrit ndjeshëm antitrupat dhe kjo do të ndihmojë kundër Omicron, megjithëse, sipas imunologut Michel Nussenzweich nga Universiteti Rockefeller në Nju Jork, këto mund të mos jenë të mjaftueshme për të neutralizuar plotësisht variantin e ri.

“Nëse keni marrë dy doza vaksine dhe më pas jeni infektuar me Delta dhe jeni rikuperuar, atëherë keni një përgjigje imune shumë efektive, ” tha profesori i virologjisë David. Matthews, Universiteti Britanik i Bristolit.

Shqetësimi më i madh ka të bëjë me të pavaksinuarit. Siç tha Matthews, “Nëse është e vërtetë që Omicron transmetohet më lehtë sesa Delta, atëherë  pavaksinuarit do të infektohen  dhe  spitalet do të tejmbushen, të cilat do të rrisin presionin në sistemin kombëtar shëndetësor.

Megjithatë, mbetet e panjohur, sipas shkencëtarëve, se si do të “sillet” Omicron në një popullatë pothuajse të vaksinuar. Gjithashtu duhet të studiohet deri në çfarë mase ilaçet antivirale do të jenë efektive.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!