Varianti Omicron i koronavirusit mund të ketë arritur deri në Antarktidë

schedule20:50 - 1 Janar, 2022

schedule 20:50 - 1 Janar, 2022

Disa kërkues në stacionin polar “Princess Elisabeth” kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 pavarësisht masave strikte që janë në fuqi. Sipas një virologu të konsultuar nga Sekretariati Polar, probabiliteti që vatra në stacion të jetë e variantit të ri është shumë e lartë.

Kjo pasi Omicron përbën 99% të rasteve në Afrikën e Jugut, ndalesa e fundit përpara se të arrish në Antarktidë. Po ashtu bëhet e ditur se asnjë nga të infektuarit nuk është në gjendje të rënduar.

Lajmi u raportua nga gazeta belge Le Soir, sipas së cilës të gjithë studiuesit janë të vaksinuar me të paktë dy doza dhe ishin negativë për virusin para se të niseshin për në bazën polare. Nga 25 personat e pranishëm në stacion, dy të tretat rezultuan pozitivë, megjithëse asnjëri prej tyre nuk shfaq simptoma të rënda. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!