Varianti indian po përhapet me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar, duke u kthyer në shqetësim për autoritetet shëndetësore.
Profesori britanik Neil Ferguson, theksoi se varianti indian po shkakton rritje të rasteve të reja me Covid-19 në vend.
Në një konferencë për mediat ai theksoi se varianti indian B.1.617.2 në ndryshim nga variantet e tjera të Covid, ka pasur një transmetueshmëri më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar.
“Varianti indian B.1.617.2 ka pasur një rritje në katër javët e fundit”, është shprehur Ferguson.
Më tej ai theksoi se situata epidemiologjike nuk është e njëjtë me atë të fundvitit të kaluar, duke theksuar se aktualisht rastet me Covid janë më të ulëta, ndërsa më shumë se gjysma e popullsisë kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.
Sipas informacioneve nga Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat, varianti indian mund të jetë deri në 50% më i transmetueshëm se varianti Kent.
Po ashtu ai thekson se personat nën 21-vjeç kanë më shumë gjasa të infektohen me variantin indian të Covid.
/abcnews.al/