Varianti i ri Omicron, presidenti i Afrikës së Jugut apel: Mos bëni padrejtësi, hiqni kufizimet

schedule07:58 - 29 Nëntor, 2021

schedule 07:58 - 29 Nëntor, 2021

Presidenti i Afrikës së Jugut  ka reaguar dhe ka dënuar kufizimet e vendosura nga disa vende ndaj vendit të tij për shkak të variantit të ri të Covid, Omicron.

Cyril Ramaphosa ka deklaruar se është i shqetësuar dhe i zhgënjyer nga këto masa që janë marrë nga autoritetet e disa vendeve  dhje ka bërë thirrje që ato të heqin urgjentisht ndalimet e udhëtimeve ndaj Afrikës së Jugut.

Disa nga vendet që kanë ndaluar udhëtimet për në Afrikën e Jugut janë Mbretëria e Bashkuar, BE dhe SHBA.

Omicron është klasifikuar si një “variant i shqetësimi” dhe dyshohet se është një rrezik më i lartë infektimi. Varianti me mutacion të madh u zbulua në Afrikën e Jugut në fillim të këtij muaji dhe më pas u raportua në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Varianti është përgjegjës për shumicën e infeksioneve të gjetura në provincën më të populluar të Afrikës së Jugut, Gauteng, gjatë dy javëve të fundit, dhe tani është i pranishëm në të gjitha provincat e tjera të vendit.

Ndërkohë këtë të hënë Japonia është deri më tani vendi i fundit që ka vendosur kufizime të ashpra kufitare, duke ndaluar të gjithë të huajt të hyjnë në vend nga 30 nëntori.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!