Varianti i ri mbizotërues, IKSHPK: Janë 42 raste me Omicron në Kosovë

schedule11:41 - 13 Janar, 2022

schedule 11:41 - 13 Janar, 2022

Mbi 70 për qind të mostrave të testuara për Omicron në Kosovë, në testimet e fundit të bëra më 5 janar të këtij viti rezultuan pozitive me këtë variant.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një përgjigje me shkrim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për Telegrafin.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, nga 34 mostra pozitive me koronavirus, në testimin e fundit më 5 janar 2022, 24 mostra apo 70 për qind kishin rezultuar me variantin Omicron.

Deri më tani në Kosovë tre herë ka pasur testime për variantin Omicron, ndërkaq numri i rasteve me këtë variant sipas këtyre të dhënave po rritet.

“Më datë 26.12.2021 janë testuar 23 mostra pozitive në SARS-CoV-2, prej të cilave ishin 8 (34.7%)  me variantin Omicron.

Më datë 31.12.2021 janë testuar 30 mostra pozitive në SARS-CoV-2, prej të cilave ishin 10 (33.3%) me variantin Omicron.

Më datë 05.01.2021 janë testuar 34 mostra pozitive në SARS-CoV-2,​ prej të cilave ishin 24 (70.5%) me variantin Omicron”, kanë bërë të ditur nga IKSHPK-ja.

Ministria e Shëndetësisë është duke konsideruar rishikimin e masave antiCOVID, kjo pas rritjes së rasteve me coronavirus që është duke vazhduar tash e disa ditë në vendin tonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!