Fluturimet nga Britania në Norvegji do të pezullohen me efekt të menjëhershëm për një minimum prej 48 orësh për shkak të shqetësimeve rreth llojit të ri të koronavirusit, tha Ministri norvegjez i Shëndetësisë në një deklaratë të hënën.
Disa shtete evropiane kanë njoftuar më herët ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë, pas zbulimit të këtij mutacioni, i cili sipas ekspertëve e bën koronavirusin të përhapet më shpejt.
Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi të shtunën se lloji i ri ka sjellë një numër të shtyuar të infeksioneve, ndërsa vendi është izoluar sërish./abcnews.al