Varianti i ri i COVID shkakton kaos në spitalet portugeze! Në Lisbonë nuk ka më vend

schedule21:59 - 29 Janar, 2021

schedule 21:59 - 29 Janar, 2021

Në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë nuk ka më shtretër për pacientët e prekur nga COVID. Spitalet janë mbushur plot me pacientë të infektuar, ndërkohë që gjysma e të prekurve janë për shkak të mutacionit britanik të koronavirusit.

Kryeministri Antonio Costa tha se mutacioni britanik ka prekur 32% të gjithë rasteve në të gjithë vendin dhe 50% të atyre që kanë rezultuar të prekur në Lisbonë.

Ministrja e Shëndetësisë Marta Temido deklaroi se të dhënat mund të mos japin një pasqyrë të saktë pasi ato vijnë vetëm nga një laborator. Portugalia është në izolim për dy javë. Ditën e sotme u konfirmuan 13 200 raste të reja.

Drejtori i spitalit më të madh të vendit, Santa Maria, Lisbonë, u tha gazetarëve se nuk ka më shtretër të lirë. ” Aktualisht, rreth 60 pacientë janë duke pritur të shtrohen. Ne nuk e dimë nëse pacientët në ambulanca kanë probleme të vogla ose nëse janë në gjendje kritike,” u shpreh ai.

Për herë të parë sot, tre pacientë të sëmurë rëndë u transferuan nga Lisbona në Madeira për trajtim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!