Varianti i ri i Covid, Rusia premton zhvillimin e një vaksinë brenda 10 ditësh

schedule08:55 - 30 Nëntor, 2021

schedule 08:55 - 30 Nëntor, 2021

Puna eksperimentale për të zhvilluar një vaksinë të re kundër mutacionit Omicron nuk do të zgjasë më shumë se dhjetë ditë, tha Alexander Ginsburg, drejtor i Qendrës Kërkimore për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë Gamalei në Moskë, e cila zhvilloi vaksinën Sputnik-V.

“Puna eksperimentale për zhvillimin e një vaksine të re kundër  Omicron nuk do të zgjasë më shumë se 10 ditë. Ndërsa pjesa tjetër e kohës do të përfshijë  procedurat rregullatore. Ai shtoi se nisur nga këto procedura, miratimi i vaksinës së mutacionit Omicron nga Ministria e Shëndetësisë mund të zgjasë 45-50 ditë.

Ndërkohë ilaçi rus anti-Covid Mir-19 pritet të jetë efektiv kundër Omicron, tha shefja e Shërbimit Federal Mjekësor dhe Biologjik (FMBA), Veronika Skvartsova.

Skvarstova tha se faza e dytë e provave klinike të Mir-19 tregoi se ilaçi ishte më efektiv në krahasim me ilaçet e tjera kundër  koronavirusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!