Varianti i ri i COVID po fiton terren, zbulimet e reja të shkencëtarëve

schedule18:00 - 19 Tetor, 2021

schedule 18:00 - 19 Tetor, 2021

Autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar po monitorojnë nga afër mutacionin “Delta +” i cili po shkakton një numër në rritje të infeksioneve. Sipas të dhënave të fundit, sipas “BBC” dhe “Financial Times”, 6% e rasteve të reja të Covid-19, të cilat janë analizuar gjenetikisht, lidhen me mutacionin e ri.

Shkencëtarët tashmë po studiojnë nëse ky është një kërcënim i ri. Deri më tani nuk është karakterizuar si një variant shqetësues. “Delta +” u zbulua për herë të parë në korrik dhe që atëherë është përhapur ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme. Deri më tani, megjithatë, nuk ka dëshmi se është dukshëm më ngjitëse se “Delta”.

Profesori François Balot, drejtor i Institutit të Gjenetikës në “UCL” u shpreh se “është ngjitës, por sigurisht nuk krahasohet me atë që pamë me “Alpha” dhe “Delta”, të cilat ishin 50% deri 60% më ngjitëse” tha ai.

Ndoshta është deri në 10% më ngjitës. Në këtë fazë do të thoja prisni dhe shihni, pa panik. Mund të jetë pak më ngjitës, por jo aq shkatërruese sa ajo që kemi parë më parë” tha ai. Disa raste të “Delta +” janë zbuluar gjithashtu në SHBA dhe Danimarkë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!