Rastet e COVID të regjistruara sot në Afrikën e Jugut janë dyfishuar në krahasim me ditën e djeshme, me 8561 infeksione në 24 orë.
Kjo është raportuar nga Instituti Kombëtar për Sëmundjet e Transmetueshme, cituar nga Bloomberg.
Krahasuar me një javë më parë, para zbulimit të variantit të ri të quajtur Omicron, rritja e rasteve është mbi 400%.
Rastet e para me variantin Omicron janë identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut. Varianti u zbulua dhe u njoftua nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve të Transmetueshme të Afrikës së Jugut (NICD) më 25 nëntor.
OBSH-ja tha se rreziku i përgjithshëm global në lidhje me variantin omicron “vlerësohet si shumë i lartë” edhe pse nuk është raportuar asnjë vdekje e lidhur me të.
Tashmë vende kanë ndaluar udhëtimin ajror drejt dhe nga Afrika e Jugut, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane dhe disa vende aziatike./abcnews.al