Varianti Delta përbën 90% të rasteve në Turqi, sipas një njoftimi të ministrit të shëndetësisë. Në një konferencë për shtyp, Fahrettin Koca vuri në dukje se mosrespektimi i masave kundër Covid, ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve.
Koca theksoi se rritja e rasteve i atribuohet gjithashtu variantit Delta. Turqia renditet ndër tre vendet e para në botë për numrin më të lartë të të vaksinuarve gjatë muajit të fundi, duke lënë pas SHBA-në për numrin më të lartë të personave të vaksinuar mbi 18 vjeç.
Vendi ka regjistruar 6,177,690 raste dhe 54,095 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al