Varianti Delta përbën 83% të rasteve në SHBA

schedule15:25 - 21 Korrik, 2021

schedule 15:25 - 21 Korrik, 2021

Varianti Delta përbën 83% të rasteve në SHBA, sipas të dhënave zyrtare.

“Kjo është një rritje dramatike, nga 50%  në javën e parë të korrikut,” tha Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC).

Walensky gjithashtu tha se numri i viktimave për shkak të Covid ishte rritur me rreth 48% gjatë javës së kaluar në një mesatare prej 239 në ditë.

“Çdo humbje jete është tragjike dhe madje edhe më e trishtë kur e dimë se shumica e këtyre viktimave mund të parandalohen me një vaksinë ,” tha ajo.

SHBA ka regjistruar 35,082,093 raste dhe 625,401 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!