Varianti “Delta” i pakontrollueshëm, vendet aziatike më të rrezikuara

schedule11:54 - 6 Korrik, 2021

schedule 11:54 - 6 Korrik, 2021

Varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, duke prekur më shumë vendet që nuk kanë furnizim të mjaftueshëm të vaksinave kryesisht vendet aziatikë që kanë regjistruar mijëra të vdekur nga Covid-19.

Europa po lëviz me ritmin e “Delta”, pasi mutacioni vazhdimisht po fiton terren.

Pavarësisht nga realiteti fatkeq, kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi se 19 korriku do të jetë Dita e Lirisë, pasi do të hiqen të gjitha kufizimet e COVID-19. Në të njëjtën kohë, ai tha se pandemia nuk do të mbaronte shumë shpejt dhe nuk përjashtoi një rritje të mëtejshme të rasteve.

 

Në të njëjtën kohë, Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton është izoluar dje, pas kontaktit me një person të infektuar me COVID. Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bethel, është ende i shtruar në spital pasi u diagnostikua me koronavirus në fund të qershorit.

Ndërkohë në një deklaratë, eksperti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci, u  bëri thirrje amerikanëve të mbajnë maska në zonat me rrezik të lartë të Covid edhe nëse janë vaksinuar. Dr. Fauci tha se”pa marrë parasysh se sa efektive janë vaksinat, asgjë nuk ofron mbrojtje universale kundër koronavirusit.

Në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, Presidenti Joe Biden u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të kryejnë detyrën e tyre patriotike dhe të vaksinohen. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!