Varianti Delta i Covid-19 po “pushton” botën, tashmë përbën 10% të rasteve në Francë

schedule15:27 - 23 Qershor, 2021

schedule 15:27 - 23 Qershor, 2021

Varianti Delta i koronavirusit, për të cilët ekspertët thonë se është më infektues se të tjerët, përbën aktualisht 9-10 për qind të rasteve të konfirmuara nga Francë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal. Javën e shkuar, ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran bëri të ditur se varianti Delta përbënte 2-4 për qind të rasteve në Francë.

Attal tha po ashtu se Rusia është shtuar në listën e vendeve me rrezik të lartë sa i përket koronavirusit bashkë me Namibia-n dhe Seychelles.

Që nga fillimi i pandemisë, Franca numëron 5,7 milionë të infektuar dhe 110,829 viktima nga Covid-19. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!