Varianti britanik përbën 75% të të gjitha rasteve me COVID-19 në Turqi

schedule11:18 - 1 Prill, 2021

schedule 11:18 - 1 Prill, 2021

Vrianti i ri i Covid ai britanik duket se ka dhe numrin më të lartë të të infektuarve së fundmi në Turqi.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, në një deklaratë për mediat ka theksuar se 75% të të gjitha rasteve në vend janë me variantin britanik.

Sipas shifrave, Turqia deri më tani ka regjistruar 180,448 raste me variantin e Mbretërisë së Bashkuar në 81 provinca dhe 169 të llojeve të Afrikës së Jugut në 11 provinca.

Ndryshe, më herët në të njëjtën ditë, Turqia raportoi pothuajse 40,000 raste të reja me koronavirus.

Një total prej 39,302 rastesh, përfshirë 1,401 pacientë simptomatikë, u konfirmuan në të gjithë vendin në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Turqi është tani mbi 3.3 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë vendin ka arritur në 31,537 me 152 viktima më shumë gjatë ditës së kaluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!