Varianti britanik përbën 72% të rasteve në SHBA

schedule08:47 - 12 Maj, 2021

schedule 08:47 - 12 Maj, 2021

Më shumë se 72% e  rasteve në Shtetet e Bashkuara janë varianti B.1.1.7 i identifikuar fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një njoftimi nga shefja e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Në Shtetet e Bashkuara qarkullojnë variante të shumta të virusit”, tha Dr. Rochelle Walensky në një intervistë me CNBC të regjistruar të Premten.

“B.1.1.7, i njohur si varianti i Mbretërisë së Bashkuar është tani virusi më mbizotërues në Shtetet e Bashkuara.”

“Mbi 72% të sekuencave lidhen me atë variant,” tha ajo.

Walensky gjithashtu tha se përhapja e variantit thekson rëndësinë e mbajtjes në kontroll të Covid-19 globalisht, duke vazhduar me fushatën e vaksinimit për të penguar zhvillimin e varianteve të reja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!