Varianti britanik i koronavirusit në Pulia të Italisë është i pranishëm tek pothuajse 93% e rasteve.
Këto rezultate janë bërë të ditura në raportin e Institutit Shëndetësor pas një sondazhi të realizuar në rajonin e Pulias.
Itali vijon të ketë shifrave të larta të rasteve me koronavirus, ndonëse fushata e vaksinimit ka vijuar me proces të shpejtë.
Gjithashtu Italia vendosi masa më të rrepta kufizuese për festën e Pashkëve, me qëllim shkëputjen e përhapjes së zinxhirit të infeksionit të Covid-19.
/abcnews.al/