“Variant” i ri i Covid-19, disa vende evropiane pezullojnë hyrjet nga Britania

schedule14:27 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 14:27 - 20 Dhjetor, 2020

Menjëherë pasi Britania e Madhe ka paralajmëruar përhapjen e një varianti të ri të koronavirusit, një numër i madh i vendeve evropiane kanë ndaluar ose pritet të ndalojnë udhëtimet nga Britania.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Holanda dhe Belgjika kanë pezulluar fluturimet, gjithashtu në kuadër të masave mbrojtëse edhe Belgjika ka pezulluar lëvizjen e trenave në drejtim të Britanisë.

Ndërkohë mesditën e kësaj të diele ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka njoftuar pezullimet e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Gjithashtu pritet që një vendim të ngjashëm ta marrë edhe Gjermania.  Zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk ka asnjë provë që tregon se varianti i ri është më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po tregon të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!