Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë në BE Oliver Varhelyi këtë të hënë është takuar me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas.
Varhelyi përmes një postimi në Twitter bën me dije se temë kryesore në këtë takim ka qenë situata pandemike në Evropë.
Zyrtari i lartë i Brukselit, bën me dije se në këtë takim është diskutuar edhe për procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor e veçanërisht Shqipërinë dhe Mqedoninë e Veriut.
“Diskutim i mirë sot me ministrin e jashtëm Heiko Maas. Shkëmbyem pikëpamjet për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të lëvizur përpara në procesin e integrimit në BE, duke përfshirë edhe çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë sa më shpejt të jetë e mundur. Beteja jonë për të ndihmuar rajonin në luftën kundër Covid-19 vazhdon”, shkruan Varhelyi.e.su./abcnews.al
Good discussion with MFA @HeikoMaas today. Exchanged views on #WesternBalkans & the need to move forward #EU enlargement process, incl by launching accession talks with #Albania & #NorthMacedonia as soon as possible. Our support to the region in fighting #COVID19 continues. pic.twitter.com/q3PrDCXJkd
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 22, 2021