Varhelyi viziton Tiranën më 28 prill, takim me Ramën

schedule14:45 - 25 Prill, 2022

schedule 14:45 - 25 Prill, 2022

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të vizitojë edhe Shqipërinë më 28 prill. Vizita zyrtare e Varhelyi në Shqipëri vjen në kuadër të turit të takimeve në Ballkan.

Takimet do të nisin më 25 prill ndërsa do të përfundojnë më datë 28, si duket në Tiranë. Përveç Tiranës, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin do vizitojë Zagrebin, Shkupin dhe Sofjen, ku edhe do flitet lidhur me samitin BE-Ballkan në Sofje.

Më 25 shkurt Varhelyi njoftoi zbatimin e paketës së parë të Planit Ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne po lançojmë sot paketën e parë thelbësore sipas planit ambicioz ekonomik dhe investues të BE-së prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor”, tha Varhelyi në median sociale Twitter.

Ndër të tjera ai shtoi se janë 21 projekte të lidhjes së transportit, digjitalit, klimës + energjisë, me vlerë 3.2 miliardë euro, me 1.1 miliardë euro grante të BE-së./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!