Komisioni Europian pritet të prezantojë sot paketën e investimeve ekonomike për Ballkanin, përfshirë edhe Shqipërinë.
Paketa i nënshtrohet aprovimit nga kolegji i komisionerëve para mesditës dhe pas adoptimit komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi pritet ta prezantojë atë në Parlamentin Europian rreth orës 15.00 të ditës së sotme.
Më pas rreth orës 16.30 komisioneri pritet të dalë në një konferencë për shtypin, për të sqaruar detaje të kësaj pakete investimesh ekonomike për të gjitha vendet e Ballkanit.
Ndërsa nesër në orët e pasdites, komisioneri Varhelyi, pritet të jetë në Tiranë në kuadër të një turi rajonal.
Ai pritet të dalë në një konferencë nga parlamenti i Shqipërisë, dhe më pas do të takojë presidentin Meta, kryeministrin Rama, kreun e opozitës Basha, dhe drejtues të organeve të Vettingut.
Kuvendi miratoi dje me 97 vota pro Kodin e ri Zgjedhor.
N.D./abcnews.al