“Kodin po e analizojmë”! Varhelyi: Të respektohet 5 qershori, partitë të marrin pjesë në zgjedhje

schedule18:47 - 7 Tetor, 2020

schedule 18:47 - 7 Tetor, 2020

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, deklaroi se testi i vërtetë për Shqipërinë janë zgjedhjet.

Varheleyi tha se duhet një reformë zgjedhore e besueshme, kurse shtoi se edhe Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e besueshme.

Ndër të tjera ai ka theksuar se rëndësishme respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit dhe të gjithë partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje.

LEXO EDHE: Plani ekonomik, Oliver Varhelyi: E kemi ndërtuar pasi dëgjuam kërkesat e vendeve të rajonit

Në veçanti me ato që kanë të bëjnë me përfundimet e këshillit, ka akoma punë për tu përforëcuar. Këto zgjedhje do jenë testi. Sa i përket reformës ne po analizojmë votimin për çfarë ka votuar. Duke u bazuar tek debati që është bërë gjatë gjithë procesit të votimit në Kuvend duket se ka të bëjë me një çështje në thelb.

Përsa kohë që koalicionet pas zgjedhore nuk do ndalohen atëherë ne mund ta shikojmë atë me një mendje të hapur por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve më parë. Kjo është kyçe. Për reformat e datës 5 qershor unë mendoj se ishin të rëndësishme dhe shpresoj që në bazë të asaj marrëveshje ne ti kemi të gjithë partitë politike në zgjedhje kjo është një çështje vendimtare”, ka thënë ai. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!