Varhelyi: Serbia të harmonizojë politikën e saj me të BE-së, anëtarësimi i mundshëm brenda pesë vjetëve

schedule20:15 - 13 Maj, 2024

schedule 20:15 - 13 Maj, 2024

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë të hënën në Beograd se Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në bllokun evropian, duhet të harmonizojë politikën e jashtme me atë të Bashkimit Evropian, të përmirësojë demokracinë si dhe sundimin e ligjit.

Ai ka thënë se shpreson që Serbia dhe vendet tjera në rajon, të jenë pjesë e BE-së deri në fund të mandatit të legjislaturës së re të Komisionit Evropian, nëse i zbatojnë të gjitha reformat e domosdoshme.

“Është e qartë që dera është e hapur. BE-ja është gati për të pranuar anëtarë të rinj. Brenda pesë vjetëve, po. Është krejtësisht e mundshme”, ka thënë Varhelyi më 13 maj, pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në diskutimet me Vuçiçin, tema kryesore ka qenë Plani i BE-së për Rritje Ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor, mirëpo Varhelyi e ka përmendur edhe rezolutën për gjenocid në Srebrenicë, për të cilën planifikohet të diskutohet në Kombet e Bashkuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!