Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka zhvilluar sot një video-konferencë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Evropës lidhur me krizën e Covid-19.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Varhelyi shkruan se po punohet për t’u siguruar që vaksinat për koronavirusin të jenë të disponueshme për Ballkanin Perëndimor në kohë.
Po ashtu, komisioneri informon se po lihen mënjanë fonde për të mbështetur koordinimin e azhurnimeve .
Postimi i plotë
“Patëm një telefonatë të mirë koordinimi me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Evropës lidhur me krizën e # COVID19. Ne jemi duke punuar për t’u siguruar që vaksinat COVID19 do t’u vihen në dispozicion Ballkanit Perëndimor në një kohë të duhur, pasi ato të fillojnë të vendosen në BE.
Ne po lëmë mënjanë fonde për marrëveshjet e suportit dhe koordinimit. Në pandemi ne qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE. Dhe ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë fqinjë dhe më gjerë – mund ta kapërcejmë pandeminë vetëm së bashku. Më të Fortë Së bashku.” s.b/abcnews.al/