Gjermania është “e lumtur” për vendimin neutral të Zvicrës për t’i hapur rrugë në shitjen e disa prej tankeve të saj Leopard II të prodhimit gjerman, për rindërtimin e rezervave të varfëruara të Berlinit nga ndihma e dhënë për Ukrainën.
Për t’iu përmbajtur ligjeve zvicerane të neutralitetit, Berlini ka siguruar Bernën se këto armë nuk do të dërgohen në Kiev, por përkundrazi do të mbeten në Gjermani, do t’i transferohen një aleati të NATO-s ose Bashkimit Evropian.
“Ne jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës për këtë vendim”, tha Michel Fluegger, ambasadori i Gjermanisë në Zvicër për TV zviceran.
Ne kemi nevojë për këto tanke, ato do të mbushin boshllëqet tona dhe
/abcnews.al