Varfëri dhe papunësi e madhe, si fëmijët amerikanë u shitën për dy dollarë pas Luftës së Dytë Botërore

schedule10:51 - 27 Tetor, 2022

schedule 10:51 - 27 Tetor, 2022

History of Yesterday

Është kaq e dhimbshme të shohësh një shpirt që shitet, e lëre më të shitet për aq pak sa 2 dollarë sikur të ishte një qenie e pavlerë. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për këtë problem që shkatërroi shumicën e Amerikës.

Fotoja e mësipërme është një nga mijëra rastet apo edhe dhjetëra mijëra fëmijëve që u shitën. Në foton e mësipërme mund të shihni Lucille Chalifoux, një nënë 24 vjeç, e cila kishte katër fëmijë dhe ishte shtatzënë me të pestin, të cilin më vonë iu desh ta shiste.

Ajo dhe burri i saj ishin të dy të papunë për shkak të papunësisë në Amerikë atë kohë. Jo vetëm kaq, shumë fabrika po mbylleshin dhe gjithashtu shumë njerëz po migronin në Amerikë nga vendet që ishin prekur nga Lufta e Dytë Botërore, raporton abcnews.al.

Lana (lart majtas) ka të ngjarë të jetë adoptuar, RaeAnn (lart djathtas) është shitur për 2 dollarë së bashku me vëllain e saj Milton (poshtë majtas) në një familje abuzive. Sue Ellen (poshtë djathtas) u adoptua. David u adoptua gjithashtu.

Ata mezi kishin para për të ushqyer familjen dhe ishin gati të dëboheshin pasi nuk kishin para për të paguar shtëpinë e tyre. Siç e kam përmendur më parë, ky ishte vetëm një rast nga dhjetëra mijëra dhe ndoshta edhe më shumë.

Kush i “bleu” fëmijët?

Tani mund të mendoni se ky është një prind absolutisht i lig por ne duhet ta shikojmë këtë çështje nga një këndvështrim tjetër. Këta njerëz do të bëheshin të pastrehë dhe të jesh i pastrehë është e vështirë, por të jesh i pastrehë dhe të përpiqesh të ushqesh 5 fëmijë është diçka krejtësisht ndryshe.

Në të shumtën e rasteve, fëmijët nuk shiteshin për 2 dollarë apo për një shumë tjetër por kjo ishte një mënyrë që ata të shkonin në një familje që do të kishte në fakt mundësinë financiare për t’i ushqyer dhe për t’u kujdesur për ta.

Pra, prindërit ishin, në një farë mënyre, më të kujdesshëm duke shitur fëmijët e tyre, pasi ata mund të kishin një shans më të mirë për një të ardhme më të ndritshme, në vend që të vdisnin të uritur në rrugë.

Këtu fillon problemi, pasi në të shumtën e rasteve, fëmijë të tillë nuk bliheshin nga njerëz me mundësi financiare por fermerë të varfër që kishin nevojë për fuqi punëtore ose thënë më mirë për fëmijë që punonin. Përveçse u përdorën për punë intensive rreth fermës, ato trajtoheshin shumë keq.

Atyre u jepeshin vakte shumë të vogla dhe zakonisht lidheshin me zinxhirë brenda hambarit kur nuk punonin.

Ju mund të jeni duke menduar, pse shumica e prindërve nuk i çuan këta fëmijë në jetimore për t’u birësuar nga familje të mira?

Arsyeja është se shtëpitë e kujdesit në atë kohë ishin në gjendje të tmerrshme dhe fëmijët nuk trajtoheshin shumë mirë. Gjithashtu, ata fëmijë me siguri do të qëndronin në jetimore deri sat ë mbushin 18 vjeç, sepse, në atë kohë, birësimi i një fëmije ishte shumë i shtrenjtë (tarifat e birësimit varionin nga 500 dollarë në 10,000 dollarë).

Trafikimi i fëmijëve

I gjithë ky biznes bëri që disa persona me mendje të sëmurë të mendonin për mundësinë e pasurimit. Disa kriminelë blinin fëmijë për çmime të ulëta si 2 dollarë për t’i shitur më pas familjeve të tjera me çmime deri në 100 dollarë.

Duke qenë se procesi i shitjes së fëmijëve nuk ishte diçka as e ligjshme dhe as e paligjshme, ishte e vështirë të vërtetohej në letër prejardhja biologjike e fëmijës për shkak se sa e lehtë ishte falsifikimi i një certifikate lindjeje.

Mirëpo, në atë periudhë shumë njerëz përdorën faktorin e besimit dhe nuk kishin nevojë për dokumente apo lloje të tjera dokumentesh për të vërtetuar diçka. Disa të tjerë filluan të rrëmbenin fëmijë për t’i shitur. Shumë njerëz argumentojnë se këtu filloi trafikimi i fëmijëve në historinë moderne brenda Shteteve të Bashkuara, raporton abcnews.al.

Sipas një raporti të Barbara Bisantz Raymond, gjatë periudhës 1936-1950 mbi 50,000 fëmijë u rrëmbyen nga prindërit e tyre biologjikë dhe mbi 5,000 fëmijë u shitën.

Familjet u shkatërruan

Barbara përmend gjithashtu se vëllezërit dhe motrat filluan të qanin aq fort, saqë “prindërit birësues” u ndjenë të detyruar t’i adoptonin të gjithë në mënyrë që të ishin bashkë.

Nuk mund të filloj as të përshkruaj llojin e problemeve të shëndetit mendor që do të shkaktonte, jo vetëm në një afat të shkurtër, por patjetër në një afat të gjatë, duke shkaktuar probleme të rënda psikologjike.

Duhet të ketë qenë tepër e vështirë për prindërit që të braktisin fëmijët e  tyre por nuk mund ta imagjinoj ndjesinë që ka një fëmijë kur shitet nga nëna e tij.

Në vitin 2013, dy nga vajzat që mund të shihni në foton e parë (Sue Ellen dhe RaeAnn) u ribashkuan pas 63 vitesh të ndarë dhe që nuk dinin asgjë për njëra-tjetrën.

Ata të dy përmendën se kishin një jetë shumë të vështirë, por ishin të lumtur që u ribashkuan në fund të fundit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!