Vardy: Mund të vëmë në vështirësi çdo skuadër, të jemi perfekt ndaj Liverpool

schedule08:55 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 08:55 - 25 Dhjetor, 2019

Leicester-Liverpool është kryendeshja e javës së 19-të të Premier League. “Dhelprat” e vendit të dytë presin ekipin kryesues dhe do të bëjnë maksimumin për t’i shkaktuar humbjen e parë ekipit të Klopp.

Jamie Vardy, golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez me 17 gola, ka folur në lidhje me këtë përballje në sajtin zyrtar të klubit. Vlerësimi për “The Reds” është i madh, por Vardy e di mirë se ekipi i tij mund t’i nxijë jetën çdo kundërshtari.

Kemi besim, jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë tona, por e dimë se duhet të tregojmë vlera ndeshje pas ndeshje. E meritojmë vendin e dytë në renditje, nuk ka asnjë dyshim, por duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë.

Po luajmë një futboll shumë të mirë, po japim më të mirën tonë, e dimë që mund të vëmë në vështirësi çdo skuadër. Na vjen keq për humbjen me Manchester City, por jemi gati për duelin kundër Liverpool. Nuk besoj se Botërori i Klubeve i ka lodhur. Pres një Liverpool në formë dhe nevojitet Leicesteri më i mirë i mundshëm“, përfundon Jamie Vardy. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!