“Vardy ishte i Arsenalit, kishim akord me të”, rrëfehet ish-drejtuesi

schedule18:38 - 19 Prill, 2020

schedule 18:38 - 19 Prill, 2020

Sezoni 2015/2016 dhuroi një suprizë të madhe në futbollin anglez. Leicester City zhvilloi një kampionat të pabesueshëm, mahniti miliona tifozë dhe fitoi Premier League. Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri realizoi një kryevepër futbollistike që nuk do harrohet kurrë.

Jamie Vardy ishte dhe vazhdon të jetë bomberi i asaj skuadre fantastike, teksa atë sezon realizoi 24 gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit. Shumë klube u vunë në radhë për ta blerë anglezin verën e vitit 2016.

Me shumë pretendentëve ishte edhe Arsenali i Arsene Wenger. “Topçinjtë” ishin pranë arritjes së akordit, por gjithçka u bllokua në fund, siç rrëfen për The Athletic, Dick Law, ish-zyrtar i klubit londinez. “Ishte arritur marrëveshja me Leicester City, kishim arritur edhe akordin me Vardyn.

Jamie erdhi bashkë me gruan e tij Rebekah, u ul përpara Wenger dhe më pas… u tërhoq. Vendosi të kthehet në Leicester. Gjatë rrugës së kthimit më telefonoi dhe më kërkoi edhe një ditë për t’u menduar. Aty e kuptova që ishte një lajm shumë i keq”, deklaron Law. /abcnews.al