Var veten në burgun grek 38-vjeçari shqiptar, shokët e dhomës: U munduam por nuk e rikthyem dot në jetë

schedule12:50 - 22 Prill, 2022

schedule 12:50 - 22 Prill, 2022

Një shqiptar i ka dhënë fund jetës në burgun e Shën Stefanit në Patra të Greqisë në fillim të muajit prill.

Shqiptari që vrau veten në burg është 38 vjeç. Mediet greke bëjnë me dije se 38-vjeçari vari veten me rrip në qelinë e burgut në Patra.

Viktima u gjet i pajetë nga shokët e tij të burgut, të cilët tentuan ta rikthenin në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën.

Njëri prej miqve të viktimës  shprehet i rrënuar në rrjetet sociale për humbjen e shokut të tij.

Ai thotë se shoku nuk kishte dhënë asnjë shenjë më parë që ai ta kuptonte dhe ta ndihmonte.

“U mundova me gjithë shpirt te sillja në jetë po ishte tepër vonë”, shkruan shoku i dhomës se 38 vjeçarit.

Mesazhi i plotë

“Çfarë të shkruaj o Landi si na e bërë këtë na ke lënë pa fjalë e shumë te shokuar o vëlla çfarë pate ..përse veprove në këtë  mënyrë çfarë të shtyti,  nuk më the as një gje..u mundova me gjithë shpirt te sillja në jetë po ishte tepër vonë..na ke lënë me plag në zemër ne si dhomë ishte e pa pritur..por zoti te kete prane tij gjithmon..ne paqe e buzqeshje si ishe gjithmon me ne i pa harruar qofsh ne zemrat tona..respekt ne si shoket e dhomes zoti te prift ne paqe..vella..labo”.