VAR-i protagonist absolut, vetëm barazim mes Partizanit dhe Vllaznisë në “Air Albania”

schedule18:46 - 19 Shkurt, 2022

schedule 18:46 - 19 Shkurt, 2022

Është mbyllur në barazim sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë në “Air Albania”, ku protagonist absolut ishte sistemi VAR.

Shkodranët e Thomas Brdaric shënuan të parët me penallti nga Liridon Latifi minuta e 11.  Sistemi VAR ishte protagonist në golin e avantazhit të Vllaznisë, ku Latifi gjuajti dy herë penalltinë, me herën  eparë u prit nga portieri Alban Hoxha, i cili sipas arbitrit kryesorë nuk ishte në pozicion të rregullt. Penalltia do rigjuhej dhe Latifi nuk mund të gabonte përsëri, dhe këtë herë tregohet i saktë 11-metër larg gardianit të Partizanit. Shiko Golin

Demat “zgjohen” nga gjumi dhe  rrezikojnë portën e Vllaznisë me atë të Xhuliano Skukës, i cili tenton “rofeshatën” për të dërguar topin në rrjetë, tentativë që  del “huq”.

Raste nga të dyja skuadrat në minutat e mbetura të pjesës së parë, me skuadrat që nuk arrijnë do të konkretizojnë rastet e krijuara, por në minutat shtesë të pjesë së parë shkodranët mbeten me 10-lojtarë, pas daljes me të kuq të Esin Hakaj.

Pjesa e dytë do të shikonte një Partizan më luftarak dhe që kërkon më ngulm golin e barazimit përballë Vllaznisë e cila ishte në disavantazh në numrin e lojtarëve në fushën e lojës.

Skuka dhe Cara ishin një rrezik konstant në portën e kuqebluve, dhe vetëm në minutën e 66-të Cara i ndihmuar edhe nga sistemi VAR arriti të barazonte shifrat. Shiko Golin

Në minutat e mbetura demat e Dritan Mehmetit kërkojnë edhe golin e fitores por pa mundur të realizojnë dot, me sfidën që mbyllet kështu në barazim 1-1, me skuadrat që ndajnë pikët, ndërkohë edhe në tabelën e kalsifikimit renditja e tyre ngelet e pandryshuar.

Vllaznia e Brdaric ndodhet në vendin e 4-të me 34 pikë, ndërsa të kuqtë e Mehmetit në vendin e 5-të me 29 pikë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!