VAR-i e tërbon, Tuchel: E papranueshme, e treta herë radhazi që na ndodh

schedule12:37 - 19 Maj, 2021

schedule 12:37 - 19 Maj, 2021

Chelsea fitoi 2-1 ndal Leicester City mbrëmjen e kaluar, u hakmorr ndaj “Dhelprave” për finalen e humbur në FA Cup pak ditë më parë dhe siguroi përfundimisht kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Trajneri i “Bluve të Londrës”, Thomas Tuchel u ndal te VAR-i në prononcimin e dhënë pas fitores. Teknologjia anuloi një gol të Timo Werner në fundin e pjesës së parë. “Vendimet e fundit të VAR-it na kanë zhgënjyer.

Top në dorë në takimin ndaj Arsenalit tre metra larg portës, por VAR-i nuk ndërhyri. Më pas humbëm finalen e FA Cup në Wembley për shkak të një faulli që solli golin. Në ndeshjen e fundit na u mohua një penallti e pastër, por arbitri akordoi faull ndaj Werner.

Është e vështirë të anashkalohen gjithë këto episode. Unë jam pro përdorimit të teknologjisë për një qartësi më të madhe në vendimet e dyshimta, por e përsëris, në tre ndeshjet e fundit kanë ndodhur episode të vështira për t’u pranuar“, theksoi Tuchel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!