VAR-i anuloi golin, Muller gëzon për fitoren: Ishte si ndeshja e parë e sezonit

schedule16:19 - 18 Maj, 2020

schedule 16:19 - 18 Maj, 2020

Ditën e diel, Bayern Munchen u rikthye në fushat e blerta pas 9 javësh mungesë, në transfertë kundër Union Berlin. Bavarezët fituan me rezultatin e pastër 0-2, falë golave të Lewandowskit dhe Pavard.

Thomas Muller ia doli të gjente golin në ndeshjen e djeshme, por VAR-i ia prishi festën. Gjithsesi, sulmuesi gjerman i gëzohet fitores 0-2 të Bayern Munchen në fushën e Union Berlin, duke bërë edhe shaka në prononcimin e bërë “SKY Sport Deutschland”.

“Kishim objektiv fitimin e tre pikëve dhe ia dolëm. Sigurisht që kemi mundësi për t’u përmirësuar, sidomos në 25 minutat e para të ndeshjes, gjatë të cilave po luanim me topa të gjatë. Më pas gjërat shkuan mirë. Fituam më shumë siguri pasi kaluam në avantazh. Ishte një ndjesi sikur po luhej ndeshja e parë e sezonit”, u shpreh sulmuesi gjerman.

Distanca në krye? Sigurisht që duam të ruajmë distancën, është një gjë  normale. Shumë gjëra janë thënë për situatën me Koronavirusin, por ne si futbollistë po zbatojmë me përpikëri rregullat dhe jemi të lumtur që u rikthyem”, përfundoi futbollisti bavarez./.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!