Vanoli: Fatin e përmendin të dobëtit, Dinamo s’po merr atë që jep

schedule16:52 - 22 Prill, 2022

schedule 16:52 - 22 Prill, 2022

Dinamo përballet të dielën me Teutën dhe ditën e sotme ka dalë para mediave trajneri Rodolfo Vanoli, i cili ka deklaruar: “E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Jam besimplotë. Duke parë sesi skuadra luan, ka pak keqardhje. Kemi marrë pak nga ajo që ekipi meritonte. Në ndeshjen e fundit me Laçin kemi qenë pothuajse të barabartë.

Skuadra prodhon, por mungon konkretizimi. Nuk dua të flas për mungesën e fatit, sepse këtë gjë e bëjnë vetëm të dobëtit. Duke analizuar këto katër ndeshje, ku kemi luajtur me Tiranën, që nëse nuk do të humbnim penalltinë do të kishim barazuar.

Kundër Laçit mund të kishim barazuar, por u ndëshkuam me një penallti të dyshimtë. Ekipi është i vetëdijshëm për atë që duhet bërë, por mungon diçka tjetër për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Ne duhet të shohim veten tonë, duhet të luajmë kundër të gjithëve që të arrijmë për të shpëtuar. Jam i bindur që një rezultat pozitiv do t’i jepte një shtysë kësaj skuadre.”

“Teutën unë e kam ndjekur duke luajtur në Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit. Është një skuadër solide, e organizuar dhe e stërvitur mirë, shumë kompakte. Filozofia ime është që të prodhoj lojë dhe këtë kemi bërë deri tani, do të bëjmë të njëjtën gjë edhe të dielën. Më vjen keq vetëm për djemtë sepse po impenjohen në maksimum.

Do të luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë në aspektin fizik dhe mental, do të bëjnë gjithçka që mos të shkurtohet diferenca mes neve dhe atyre. Sofranak është në dispozicion, por ai ka thënë që nuk ndihet mirë dhe më vjen keq sepse ai mund të bëjë ende më shumë, mund të ndihmojë skuadrën. Ky është problemi i tij”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!