Vanoli: Dinamo gjallë ende! Vuajmë për të shënuar, por luajmë si të barabartë

schedule19:19 - 9 Maj, 2022

schedule 19:19 - 9 Maj, 2022

Rodolfo Vanoli, trajneri i Dinamos, pas ndeshjes kundër Skënderbeut dha në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Nuk kam asgjë për t’u thënë lojtarëve, nuk mundëm të konkretizonim dhe kishim shumë raste. Ky është limiti i kësaj skuadre, prodhon por nuk finalizon.

Nuk kam asgjë për t’i thënë sulmuesve, pasi po japin maksimumin. Më vjen keq që nuk mundën të fitonim një ndeshje të tillë, që edhe mund ta humbnim. Nuk mbaj mend një pritje të Simonit, kanë ngelur edhe tre ndeshje dhe vazhdojmë përpjekjet.

Jemi ende gjallë. Nuk më pëlqen të gjykoj në fund të ndeshjes, unë flas për paraqitjen dhe kemi bërë një paraqitje shumë të mirë. Prej momentit kur unë jam këtu, kemi luajtur të barabartë me të gjithë. Na mungon vetëm goli. Me Tiranën në ndeshjen e parë gabuam një penallti në fund”. / abcnews.al