Pas një viti në Superligë, Dinamo rikthehet në Kategorinë e Parë, teksa tashmë zyrtarisht pas humbjes me Kukësin në “Kukës Arena”.
Pas ndeshjes trajneri Rodolfo Vanoli u shpreh se djemtë e tij kanë bërë maksimumin por ishin të pafat, teksa ndër të tjera tekniku i bluve shpreh keqardhje që nuk gjeti Skukën në ekip.
“Që kur kam ardhur unë, paraqitjet kanë qenë mjaft të mira dhe nuk kam gjë tjetër për të thënë, përveçse të falënderoj lojtarët për atë që kanë dhënë në fushën e lojës.
Që kur erdha këtu, bashkë me presidencën e dinim situatën dhe natyrisht edhe vështirësinë e limitet. Lojtarët dhanë maksimumin, por nuk ia dolëm. Më vjen keq shumë që nuk stërvita Skukën, pasi kjo shpjegon shumë gjëra.
Ne jemi tashmë të karikuar për vitin tjetër dhe kush dëshiron të jetë pjesë e ekipit në të ardhmen, duhet të japë maksimumin në ndeshjet që kanë mbetur”, deklaroi Vanoli. /f.a/abcnews.al