Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vangjeli: Tirana meriton një stadium model, Batha-Torassa i kuptuan gabimet

schedule16:46 - 4 Nëntor, 2020

schedule 16:46 - 4 Nëntor, 2020

2-0 fitoi Tirana në Korçë kundër Kukësit, duke marrë tre pikët e para në Superiore falë dygolëshit të Flipi Najdovskit. Pas trajnerit Egbo foli edhe Kristi Vangjeli për Supersport në lidhje me ndeshjen dhe suksesin e bardhebluve.

Kam pak nostalgji në këtë stadium, pasi Korça ka qenë një pjesë e jetës sime. Na solli mbarësi me fitoren ndaj Kukësit. Shpresojmë të arrijmë t’ia dalim edhe në këtij vit të vështirë. Edhe unë edhe Osmani insistuam që të luanim në Korçë, pasi është një fushë shumë e mirë. Ekipi ka lojtarë të mirë teknikisht dhe na duhej një fushë me cilësi të mira.

Nuk e them që jemi ekipi më i mirë. Jam me këmbë në tokë dhe duhet ta tregojmë veten në çdo javë. Në qoftë se nuk e tregon çdo javë, nuk je më i miri. Mesazhi është i qartë që nuk kemi fusha për të përballuar një kampionat. Tirana s’e meriton të luajë në një stadium si ‘Selman Stërmasi’. Ai stadium të bëhet një model si ‘Air Albania’. Duhet të kemi 18 stadiume, jo 3.

Pezullimet? Batha dhe Torassa janë djem të shkëlqyer. Ata e dinë shumë mirë çfarë kanë bërë dhe e kanë kuptuar gabimin. Nuk e prisnin që të ndodhte një dënim i tillë“, deklaroi mbrojtësi i ekipit kryeqytetas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!