Vangjeli në “Log.”: 6 milionë euro janë pastruar në Tiranë, dy njerëz pranë Berishës do të përballen fort me drejtësinë

schedule22:43 - 12 Maj, 2022

schedule 22:43 - 12 Maj, 2022

Analisti Lorenc Vangjeli ka ripërsëritur paralajmërimin e fortë të tij se shumë shpejt dy njerëz pranë ish-kryeministrit Sali Berisha do të kenë një përballje të ashpër me drejtësinë.

I ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Vangjeli tha se sot në Tiranë të gjithë kanë informacion që janë tërhequr 6 milionë euro nga një bankë e nivelit të dytë dhe nuk dihet ku kanë përfunduar.

Sipas tij ky është një rast i pastër i pastrimit të parave.

Pjesë nga diskutimi:

Vangjeli: Në rastin e një politikani tjetër, një deputet, në momentin që u shpall non-grata pati një deklarataë të ambasadës e cila thotë, nëse organet ligjzbatuese do të kërkojnë materiale ne do ua dorëzojmë atyre.

Minxhozi: Eskobari e ka thënë dhe për Berishën.

Vangjeli: E dyta është thënë po nga ambasada amerikane për Berishën. Nëse SPAK nuk ka trokitur të kërkojë fakte, prova të cilat kryeministri nuk i merr dot është në shkelje të ligjit. Unë nuk mendoj se është kështu, ndoshta duhet të presim. Perëndia nuk është si mace dhe drejtësia nuk është kështu. E fundit në Tiranë kanë filluar të kenë ide të qartë se ku kanë përfunduar nja 6 milionë euro të tërhequra në një bankë.

Xhafo: Ku kanë përfunduar?

Vangjeli: Ka një hetim i cili është shterues për një rast pastrimi parash. Dy personazhe shumë afër zotit Berisha mund të kenë një përballe shumë të ashpër me drejtësinë. Karma rikthehet gjithmonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!