Analisti Lorenc Vangjeli, e ka cilësuar një lajm të mirë deklarata e bëra nga politikanët kryesorë në Shqipëri kundër SPAK.
I ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Vangjeli tha se kur sot sheh që politikat shqiptarë kanë ankesa për veprimtarinë e SPAK, atëherë ky është një lajm shumë i mirë, pasi tani gjuetari është kthyer në pre, dhe ka frikë nga ajo që pritet të ndodhë.
“Kur sheh që politikanët kanë ankesa për veprimtarinë e SPAK ky është një lajm i mirë. Nëse sot ende nuk ka ndodhur nesër pritshmëritë për SPAK do të jenë të larta. Ka filluar të ndodhë që sot gjuetari të bëhet pre dhe të ketë frikë nga ajo që pritet të ndodhë”, tha Vangjeli.
/Abcnews.al/