Vandalizohet “Sirena e vogël” në Kopenhagen, pikturohet flamuri rus

schedule11:37 - 2 Mars, 2023

schedule 11:37 - 2 Mars, 2023

Sirena e vogël, simboli i Kopenhagës  u bë shënjestër e vandalizmit gjatë natës, ku disa të panjohur piktuaruan një flamur rus në bazën e saj.

Policia daneze ka njoftuar se ka nisur hetimet.

Sirena e Vogël, heroina e Hans Christian Andersen, ndodhet në një breg të largët të portit të Kopenhagës dhe që nga viti 1913, dhe ka qenë shumë shpesh objektiv i vandalizmit.

Në vitin 1964 iu pre koka për herë të parë. Koka e saj nuk u gjet kurrë.

Në vitin 1998, vandalët i prenë kokën për herë të dytë, për ta kthyer më vonë, ndërsa në vitin 2003 sirena e vogël u bë objektivi i një shpërthimi.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!