Van Jones ka folur për herë të parë rreth spekulimeve se ka nisur një romancë me Kim Kardashian. Thashethemet se po del me yllin e “Keeping With The Kardashians” u shfaqën pasi kjo e fundit paraqiti kërkesë për divorc nga Kanye West.
Sidoqoftë, ai ka folur së fundmi për Page Six ku është shprehur: “Unë nuk kam bërë kurrë asnjë koment në lidhje me thashethemet për mua dhe Kim Kardashian pasi më dukej absurde.” Nga ana tjetër, Kim thuhet se është rikthyer bashkë me reperin.

Thuhet se Kim dhe Kanye po mendojnë seriozisht të ribashkohen, duke tërhequr kërkesën për divorc. Duket se ata kanë një arsye për të qenë sërish bashkë, përveç mirëqenies së katër fëmijëve të tyre. /abcnews.al

