Virgil Van Dijk po konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në botë në dy sezonet e fundit. Gjiganti i Liverpool ka bërë paraqitje të shkëlqyera dhe ka marrë një vëmendje shumë të madhe, madje, shihet dhe si kandidati kryesor për të fituar ‘Topin e ARtë’
Rivali i tij kryesor për këtë çmim prestigjioz, është Lione Messi. Ylli argjentinas ka folur sot për ‘Marca’, ku i ka thurur elozhe holandezit të Liverpool:
“Van Dijk është një mbrojtës që e lexon shumë mirë lojën dhe gjithmonë gjen momentin e duhur për t’i marrë topin sulmuesve. Gjithashtu, ai është shumë i shpejtë dhe ka parametra fizikë të shkëlqyer. Ai nuk është vetëm një mbrojtës cilësor, por dhe shumë i rëndësishëm në fazën sulmuese për Liverpoolin, pasi ka shënuar shumë gola”./abcnews.al