Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, tha sot për mediat se nuk po mendojnë aspak për titullin kampion në Premier League, pavarësisht se janë tetë pikë para rivalëve të Manchester Cityt. Në fjalën e tij, holandezi tha:
“Nuk e prisja humbjen e Manchester Cityt. E dinim që do të ishte një sfidë delikate për ta, por nuk e mendonim kurrë se nuk do të shënonin të paktën një gol, sidomos në shtëpinë e tyre. Ishte një paraqitje e shkëlqyer nga Wolves. Duke parë situatën tonë, nuk mund të flasim shumë për këtë ndeshje”.
“Ata do të mundohen që të rikthehen më të fortë dhe do të na e bëjnë të vështirë deri në fund, jam i sigurt për këtë. Ne nuk po shohim aspak renditjen, por ndeshjen e radhës. Jemi vetëm në tetor”, përfundoi Van Dijk./abcnews.al