Van der Sar jashtë kujdesit intensiv, mesazhi i tij i parë nga spitali

schedule10:02 - 19 Korrik, 2023

schedule 10:02 - 19 Korrik, 2023

Edwin Van der Sar doli nga reanimacioni dhe pak më vonë dërgoi mesazhin e parë nga spitali, pas periudhës së vështirë që pati me shëndetin.

Lajmin për ecurinë e shëndetit e ka bërë të ditur ish-portieri i Manchester United dhe Ajax në llogarinë e tij personale në Twitter dhe ka nxituar të falenderojë të gjithë ata që e uruan dhe i qëndruan pranë në këtë betejë të vështirë.

“Së pari, duam t’ju falenderojmë të gjithëve për të gjitha mesazhet e mrekullueshme dhe mbështetëse. Jam i lumtur të ndaj me ju që nuk jam më në repartin e kujdesit intensiv. Megjithatë, unë jam ende në spital. Shpresoj të shkoj në shtëpi javën e ardhshme dhe të bëj hapin tjetër në rikuperimin tim”, ka shkruar ai konkretisht në një foto që ka postuar me gruan e tij në krah.

Legjenda holandeze pësoi një hemoragji cerebrale pak ditë më parë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!