“Vampiri po na pi gjakun”, Basha me qytetarët: Gati plani për rimbursimin e atyre që kanë kaluar COVID-in

schedule09:44 - 2 Mars, 2021

schedule 09:44 - 2 Mars, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha u takua me disa qytetarë në Tiranë në njësinë 4. Teksa bisedoi me një qytetare që ka kaluar COVID-in, Basha u shpreh se PD ka gati një plan për rimbursimin e atyre që kanë kaluar COVID-19. Basha theksoi se pjesë e kësaj pakete do të jetë edhe ndihma anti-COVID për biznesin. Kreu i PD gjithashtu shtoi se taksa për bizneset që kanë xhiro nën 14 milion të reja do të jetë 0.5%.

“Ne kemi bërë një marrëveshje që jemi gati ta nënshkruajmë me biznesin e vogël. 8 vite ai nuk mbajti asnjë premtim. Energjinë dhe naftën e paguani më shtrenjtë. Fiskalizimi që do të bëjë tani ju kushton 2 mijë euro. Ke ti të paguash 2 mijë euro? Nuk kemi për ta lejuar. Gjithçka do të ndryshojë. Nga unë ke një premtim. Nëse nuk i mbaj premtimet ndaj jush. Nuk kam për të kërkuar mandat të dytë”, tha Basha.

Pjesë nga biseda

Qytetarja: Pensionin e kam 260. Duhet të merrja më shumë

Lulzim Basha: Në çfarë viti ke dalë në pension

Qytetarja: Kam dalë parë 6 vitesh. Unë kalova dhe COVIDIN. Nuk shkova në spital se thashë po vdes andej

Lulzim Basha: Sa të shkoi fatura

Qytetarja: Më shkoi I million e 800 mijë. Tani nuk e di ku t’I marr që të laj borxhin. Ky vampire po na e merr gjakun.

Lulzim Basha: Duhet të bëhemi bashkë që më 25 t’i japim fund. Ne po bëjmë gati  një plan që ata që kanë kaluar COVID-in të marrin ndihmën siç e kanë marrë të gjithë vendet.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!