Ernesto Valverde është rikthyer të flasë. Nuk ka shumë që Barcelona e shkarkoi nga roli i trajnerit dhe 56-vjeçari tregon dëshirën e tij për vijimin e karrierës. Në një prononcim për Goal, trajneri spanjoll ndalet edhe te fjalët që i tha Iniestës në momentin që u largua nga Barcelona.
“Njerëzit shpesh më pyesin: ‘Do të stërvitësh në Premier League?’ Unë iu përgjigjen: ‘Preferoj më shumë të shkoj në Australi’. Karriera nuk është e përjetshme, ndonjëherë është e nevojshme të shfrytëzosh mundësinë për të jetuar në vende të panjohura.
E komplimentova Iniestën kur më tregoi se do të transferohej në Japoni. Edhe unë kam shumë interes për Japoninë. Të shohim se çfarë do të bëj, nuk kam shumë kohë që jam pushim, kështu që e kam të nevojshme të mendohem mirë. Ndoshta largohem nga Spanja“, deklaron Ernesto Valverde. /abcnews.al